Gjeti qesen me 135 mijë dollarë dhe e dorëzoi, ja si shpërblehet i riu (FOTO)

Jo kushdo do ta bënte por një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar për ndershmërinë e tij pasi gjeti në tokë një qese me 135,000 dollarë dhe më pas e dorëzoi te autoritetet. José Nuñez Romaniz, 19 vjeç, kontaktoi menjëherë numrin e emergjencës që pa te një automat i bankës Wells Fargo në New Mexico, pasi kishte gjetur qesen me para të harruar pranë tij. Por cili ishte shpërblimi për të? José është shpërblyer me 500 dollarë për arsimin e tij në universitet dhe një biletë sezonale për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së Universitetit, New Mexico...