Frrok Çupi paralajmëron dhe zbulon gabimin më të madh të Opozitës

Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një analizë të hollësishme sa i përket situatës së pandemisë në Shqipëri, si po e përballon Rama, sa krah i ka dhënë Europa e shumë të tjera.

Ai theksoi se Shqipëria ndryshe nga shtetet e tjera në Europë është e vetmja e cila nuk ka patur as progres e as regres sa i përket shifrave të Covid-19. Një prej arsyet është situata ende e paqartë e Europës rreth virusit si dhe daljet e opozitës duke nxitur popullin të lëvizë pa maska në rrugë.

Çupi shtoi se ky është një gabim i madh i Opozitës dhe po bën që shqiptarët të rebelohen, të thyejnë rregullat anti-Covid, të grumbullohen e të lëvizin pa maska.