Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë. Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit. Duke mos u mjaftuar me kaq, mediat serbe kanë publikuar pamje të tankeve që sipas tyre janë nisur afër Jarinjës, Këto provokime vijnë pas sulmeve ndaj Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan. NATO ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët, ndërsa e vetmja gjë që...
Continue reading...ejona
Reagon Haradinaj: Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe Moskë, duhet të ndërhyjë Brukseli
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ajo që po ndodh në veri është e papranueshme. Haradinaj në reagimin e tij, ka shkruar se e mbështet fuqishëm Policinë e Kosovës. “Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme. E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit. Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre...
Continue reading...Berisha “non grata”, Rama: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, Kosova, vettingu dhe mandati i tretë
Ditën e hënë, Edi Rama do të vizitojë Kosovën. Kryeministri i Shqipërisë u shpreh në një intervistë për Zërin e Amerikës se me Kosovën ka një divergjencë për nismën e “Ballkanit të Hapur”, por kjo nuk e pengon për të vijuar përpara me shumë çështje të tjera që i bashkojnë. “Ne jemi në një marrëdhënie normale. Marrëdhënia mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ka një potencial të jashtëzakonshëm. Kemi një divergjencë për “Ballkanin e Hapur”, por nuk është një arsye për të pasur një problem në marrëdhënie, por për të diskutuar qetësisht për ta trajtuar me argumente dhe respekt reciprok”...
Continue reading...Serbia nuk ndryshon, Tanket nisen drejt Kosovës, televizionet ndërpresin programacionin
Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë. Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit. Duke mos u mjaftuar me kaq, Serbia ka dërguar në zonë edhe disa njësi tankesh, ndërsa mediat serbe kanë nisur propagandën kundër shqiptarëve, një praktikë e ngjashme kjo edhe gjatë periudhës kur Millosheviçi masakronte shqiptarët në 1999. Portal ekstremist “Alo.rs” ka publikuar video të tankeve që shkojnë në Jarinjë....
Continue reading...Brnabic i përgjigjet Edi Ramës që kërkoi njohjen e Kosovës në OKB
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës në Këshillin e Sigurimit i cili bëri thirrje për njohjen e Kosovës. Brnabiq ka thënë se deklaratat e tilla s’janë të mira për sigurinë rajonale. “Përgjigja më e mirë është dhënë nga Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalinë e parë që ma tha mua se Kosova nuk është shtet për ne. Kjo është përgjigja më e mirë diplomatike.”, ka thënë Brnabiq, shkruan Tanjug. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar në Asamblenë e OKB njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke u shprehur prerë se kjo gjë duhet të...
Continue reading...Vulin fyen Kurtin: Për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla, ai ndodhet në Prishtinë
Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka folur për situatën e krijuar në veri pasi Republika e Kosovës është duke implementuar reciprocitetin e targave. Vulin i cili njihet për ofendimet drejtuar Kosovës dhe retorikën e tij nacionaliste e ka fyer kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”. Siç u shpreh Vulin, për të ndezur luftën duhet vetëm një budalla dhe sipas tij ai person gjendet në Prishtinë, duke iu referuar kryeministrit, Albin Kurti. “Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë...
Continue reading...DioGuardi: “Rama “është më shumë i interesuar për pushtet dhe para”
Në një intervistë të gjatë për televizionin kombëtar Vizion+TV në Tiranë, Themeluesi dhe kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptare-Amerikane (ACCL),Xhozef DioGuard(Joesph J. Dioguardi),ka folur mbi origjinën e tij, shkollimin e tij, dhe më tutje ai flet për futjen e tij në politik, duke e nisur me ngjitjen e tij në rangun më të lart si ligjëvëns në Kongresin Amerikan,1995/98. Në këtë intervistë ai sjell kujtime mjaft interesante, dhe disa prej tyre të rrëfyera për her të parë, lidhur me Kosovën, dhe çështjen shqiptare. I pyetur nga Vizion+TV, nga zyra e tij, ai ka folur edhe për Sali Berishën, dhe Edi Ramën…....
Continue reading...Plas debati mes demokratëve, Bardhi: Kemi video të Agron Shehaj duke blerë vota
Kreu i selisë blu ka pritur këto dy ditë kryetarët e degëve të Tiranës bashkë me deputetët për ti dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimarrjen për nismën e Sali Berishës. Në takimin ku ishin të pranishëm Basha, Shehaj, Bardhi, Duma, Vokshi dhe 6 kryetar degësh fillimisht foli krye demokrati Lulzim Basha përgjatë 40 minuta. Sipas raportimit të gazetarit Mariglen Kume në “Panorama”, debati nisi menjëherë kur mori fjalën Agron Shehaj i cili i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve...
Continue reading...Deklarata e bujshme e Yuri Kim, reagon Edi Paloka i del në mbrojtje Sali Berishës
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pas kthimit nga SHBA takoi Lulzim Bashën. Ndër të tjera ambasadorja tha se “e gjitha kjo kërkon një Parti Demokratike të fortë, të bashkuar që ecën përpara dhe nuk mund të ecësh përpara me një këmbë të ngecur tek e kaluara”. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar demokrati Edi Paloka. Postimi i Palokës: “E shkuara” e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie për gjithë shqiptarët! E shkuara e PD është përmbysja e komunizmit dhe hapja e rrugës për demokraci! E shkuara e PD është fitorja e pluralizmit në Shqipëri. E shkuara e...
Continue reading...E quajti budalla, Kurti i përgjigjet ministrit serb: Ke qenë zëdhënës i partisë së gruas së Milloshevicit
Situata në veri të Kosovës është më e tensionuar se kurrë, ndërsa ministri serb Aleksandër Vulin i hodhi më shumë “benzinë zjarrit” kur e quajti kryeministrin e Kosovës, budalla. “Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti”, tha Vulin. Por Kurti i ktheu përgjigje duke i kujtuar të kaluarën e tij. “Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën...
Continue reading...