ejona

Vuçiq: Mjafton që amerikanët të thonë po largohemi nga Kosova, shqiptarët do të bien dakord për gjithçka

Aleksandar Vuçiq thotë se Serbia nuk ka pasur përkrahje në Shtetet e Bashkuara në 30 vitet e fundit dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment. “Respekt është treguar ndaj Serbisë”, tha ai si mysafir në televizionin shtetëror RTS. Ai tha se solli origjinalet e marrëveshjes që nënshkroi, në mënyrë që njerëzit të shohin se çfarë është e vërtetë. Vuçiq deklaroi se shërbimet e Serbisë e dinin se do të kishte pika “të vështira për Serbinë”. “Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht”, tha ai. Presidenti Vuçiq tha se Serbia...

Continue reading...

Hoti: Këto dy shtete, po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dha detaje rreth takimeve të tij në Parlamentin Europian, si dhe foli për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë dhe investimet amerikane në Kosovë. Hoti ka përmendur takimet me kryetarin e Parlamentit Europian dhe me Komitetin e Punëve të Jashtme Parlamentare të vendeve të ndryshme që kryesisht janë të interesuar për takimin Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës tha për Euronews Albania se pavarësisht se Komisioni Europian ka vite që e mbështet liberalizimin e vizave dhe se janë vetëm vende si Franca apo Holanda që po pengojnë këtë proces.

Continue reading...

Tensionet në “qiell”, Greqia kërcënon hapur Turqinë

Teksa tensionet mes Turqisë dhe Greqisë sa i përket kufirit detar vijojnë të jenë të larta, shefi i qeverisë së Athinës Kyriakos Mitsotakis, në një shkrim për mediat ndërkombëtare “Le Monde”, “The Times” dhe “Frankufurter Allgemeine Zeitung”, nuk kursen kërcënimet ndaj Ankarasë. Sipas tij, Turqia ka vetëm dy rrugë: ose të bashkëpunojë për të gjetur gjuhën e përbashkët ose të vazhdojë të bëjë agresorin dhe të paguajë kostot financiare duke aluduar për një izolim. ” Zgjedhja është e qartë. Turqia mund të bashkëpunojnë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët, ose mund të vazhdojë të veprojë si agresor, duke luajtur lojëra...

Continue reading...

Macron nxit BE-në kundër Erdoganit, Turqia: Ky kolonialist i pashpresë

Presidenti francez Emmanuel Macron tha “Evropianët duhet të jenë të qartë dhe të vendosur jo përpara popullit turk, por përpara qeverisë së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan”. “Ne kemi nevojë për të marrë një pozicion të përbashkët kur bëhet fjalë për Turqinë. Na duhet një politikë e përbashkët evropiane kur bëhet fjalë për energjinë dhe çështjet strategjike. Këto çështje nuk duhet t’i lihet vetëm NATO-s. Një pozicion i fortë i vendeve evropiane është i nevojshëm për këto çështje. Turqia nuk është më një partner në rajon”, tha Macron, i cili pretendon se Turqia ka treguar sjellje të papranueshme ndaj anijes...

Continue reading...

Avdullah Hoti i premton Brukselit formimin e “Zajednicës”: U firmos në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë të enjten gjatë një debati në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian se Kosova do ta respektojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Në raundin e fundit të diskutimeve me Serbinë në Bruksel janë hapur dy çështje kryesore: çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe pretendimet financiare në mes të të dyja vendeve. Ne kemi nënshkruar marrëveshje në vitin 2015 për këtë Asociacion dhe ne nuk po mundohemi në asnjë mënyrë që t’i ikim asaj marrëveshjeje, ne do ta respektojmë plotësisht atë, por jemi pajtuar që të...

Continue reading...

Ushtria greke rrethon anijen turke në zonën me naftë në mesdhe

Zyrtarët turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s për bisedime që synojnë të parandalojnë shkallëzimin e mëtejshëm ushtarak në Mesdheun lindor, ndërkohë që Greqia bëri thirrje për sanksione “me peshë” të Bashkimit Evropian kundër Turqisë. Zyrtarë ushtarakë nga dy vendet, që të dyja anëtare të Aleancës, do të zhvillonin bisedime në Bruksel të martën pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por NATO-ja i shtyu bisedimet. Bisedimet e njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg synojnë të parandalojnë një shkallëzim ushtarak nga incidente të tilla siç ishte përplasja mes anijeve ushtarake turke dhe greke muajin e...

Continue reading...

Deputeti shqiptar nga Amerika: Albini është 10 herë më proamerikan se Grenelli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka dalur në mbrojtje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas polemikave me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në një shkrim të tij në tëitter, Basha thotë se ai është shqiptaro-amerikan dhe se ndjehet krenar që e mbështet Albin Kurtin, për të cilin thotë se është 10 herë më pro-amerikan sesa Richard Grenell. Basha thotë se Albin Kurtin i mbron interesat e Kosovës, teksa Grenell vazhdon ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Unë jam një shqiptaro-amerikan dhe krenar që e përkrahi Albin Kurtin i cili është 10...

Continue reading...

Grenell: Kosovës dhe Serbisë ju propozua në tallje që Ujmanin ta quajmë “Liqeni Trump”

“Konflikt të përceptuar që në njëfarë mënyrë është konflikt” i ka quajtur Richard Grenelli raportet Kosovë-Serbi, që prej luftës në Kosovë e deri me sot. Grenell, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë intervistës për një radio amerikane po ashtu ka shpalosur detaje të negociatave që kulmuan me Marrëveshjen e Washingtonit, duke pretenduar se mospajtimet Kosovë-Serbi rreth Ujmanit kishin të bënin me emrin e Liqenit. Ai madje ka bërë të ditur se “në tallje” kishte propozuar që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump. “Ky konflikt i përceptuar që në njëfarë mënyre është konflikt gjatë 21...

Continue reading...

Shpërthen ventilatori në spitalin COVID, tmerrohen pacientët (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një spital Covid në Vadodara, Indi. Një zjarr i madh ka shpërthyer, teksa flakët kanë mbuluar pavionin ku po kuroheshin pacientët me koronavirus. Shkak i shpërthimit të zjarrit është bërë një ventilator.Momenti është kapur nga kamerat e brendshme të spitalit, ku shihen fillimisht 4 mjekë përreth një pacienti të infektuar. Burri është duke u ndihmuar nga stafi ndërkohë tymi fillon të dalë nga makineria. Mjekët nxitojnë të evakuojnë pacientët pasi e kuptojnë që diçka nuk shkon siç duhet me ventilatorët e spitalit. Brenda disa sekondash flakët e zjarrit shpërthejnë duke...

Continue reading...

Shenjat se keni një grua të mirë

Asnjë qenie njerëzore nuk është e përsosur, por gjetja e një gruaje të mirë do të thotë që ju keni gjetur një person i cili është i madh për ju, pavarësisht nga papërsosmëritë e saj. Nuk ka standarde të sakta që përcaktojnë një grua të mirë. Si e tillë, ju nuk mund ta kuptoni se e keni këtë grua në jetën tuaj kur marrëdhënia juaj është ende e re. Megjithatë, do të shihni disa shenja delikate që do t’ju tregojnë se jeni me këtë vajzë është ndoshta zgjidhja më e mirë që keni bërë në jetën tuaj. Pra, këtu janë...

Continue reading...