admin

Këshilli i Europës i dha goditjen ‘e fortë’ Bashës dhe Kryemadhit, reagon Bushati

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ervin Bushati tha raporti i KiE-së ishte më pozitivi në historikun e zgjedhjeve në vend. Bushati shtoi se raporti dëshmon frymën pozitive të zgjedhjeve parlamentare. “Më vjen mirë dhe jam krenar si shqiptar që Shqipëria ka trend pozitiv për mbajtjen e zgjedhjeve. Më vjen mirë që raporti është më i miri i miratuar ndonjëherë sa i përket zgjedhjeve, në mënyrë unanime. Nuk ka pasur asnjë votë kundër”. Bushati tha se raporti ka pasur si kryetar një deputet të parlamentit polak, të forcave të djathta të PPE. “Ai ka shkruar...

Continue reading...

Duhet të përgatitemi për luftë: Ministri i jashtëm i Tajvanit bën deklaratën e bujshme

Frika për përshkallëzim ushtarak të Kinës ndaj Tajvanit tregon se ishulli i vetëqeverisur ” duhet të përgatitet ” për një konflikt të mundshëm ushtarak, tha Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu në një intervistë ekskluzive për CNN. Paralajmërimi i tij erdhi një javë pasi ishulli raportoi ndërhyrjen më të madhe nga avionët ushtarakë kinezë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të vetë-deklaruar të Tajvanit (ADIZ). Inkursioni – nga 28 avionë luftarakë kinezë përfshirë avionët luftarakë dhe bombarduesit nuk shkeli hapësirën ajrore sovrane të Tajvanit ose ligjin ndërkombëtar, por u cilësua si një demonstrim i forcës nga Ushtria Çlirimtare...

Continue reading...

Studimi: Si shtegtojnë zogjtë duke përdorur fushën magnetike të Tokës

Misteri se si zogjtë shtegtojnë në distanca të mëdha mbi tokë dhe det është një hap përpara për tu zbuluar. Duke studiuar robinë, shkencëtarët kanë gjetur të dhëna se si zogjtë e ndiejnë fushën magnetike të Tokës. Ashtu siç mund të zbulojmë me një busull magnetike se në cilin drejtim është veriu apo jugu, zogjtë mendohet se kanë një “busull të gjallë” të ndërtuar. Një kimikat në sy që është i ndjeshëm ndaj magnetizmit mund të jetë prova e kësaj teorie, sipas një studimi të ri. Peter Hore, profesor i kimisë në Universitetin e Oksfordit, tha se mund të ndodhë...

Continue reading...

Princi Harry nuk është djali i Charles? Lajmi “bombë” për oborrin Mbretëror

Një studim biometrik heq vellon mbi atësinë e Princit Harry. Kështu thashethemet në oborr mund të arrijnë një pikë kthese epokale. Për më shumë se tridhjetë vjet, thashethemet nuk kanë munguar për të kaluarën e Princit Harry, djali i dytë i Lady Diana dhe Charles. I ndryshëm nga Uilliam në të gjitha aspektet, si nga temperamenti ashtu edhe nga tiparet somatike, Harry për këto arsye ka qenë gjithmonë i parë “me sy jo të mirë ” nga familja mbretërore dhe nga vetë kurora angleze. Ngahera, shumë ekspertë dhe njohës të oborrit, janë përpjekur të hetojnë dhe t’u japin një shpjegim...

Continue reading...

Afrika “pjek” Ballkanin, çfarë duhet pasur parasysh nesër dhe pasnesër (FOTO)

I nxehti afrikan tashmë ka përfshirë tashmë Ballkanin dhe hartat meteorologjike po “skuqin”. Siç është bërë e ditur edhe më herët, masat e ngrohta të rrymave ajrore që po përhapen nga Afrika në Mesdheun Qendror e Lindor por edhe ne Europën Veriore, po bëjnë që temperatura shumë të larta të mbizotërojnë të paktën deri të dielën. Sipas të dhënave të parashikimit të Observatorit Kombëtar të temperaturat maksimale pritet të arrijnë 38-39 gradë, ndërsa lokalisht mund të arrijnë mbi 40 gradë Celsius. Për ditën e nesërme dhe të premten vlerat maksimale në Tiranë pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius...

Continue reading...

Rezultat befasues: Kush është qyteti më i shtrenjtë i botës!

Qyteti më i shtrenjtë i botës për punëtorët e huaj nuk ndodhet as në Europë, e as në SHBA. Si per çudi, listën e hartuar nga kompania e konsulencës, Mercer, e kryeson Ashgabati, kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore. Ky qytet me 1 milionë banorë kapërcen edhe Hong Kongun që renditet tani i dyti, pasuar nga Bejruti në Liban dhe Tokio dhe Japoni. Raporti vjetor rendit 209 qytete, duke u bazuar në shpenzimet për jetesë, duke përfshirë, banimin, transportin dhe ushqimin. Mercer sqaron se ka analizuar më shumë se 200 mallra dhe shërbime gjatë hartimit të raportit. Përveç Ashgabatit, Hong...

Continue reading...

Kërkojnë punë dhe strehim: Refugjatët nga Bangladeshi, ecin në male për 14 ditë në këmbë nga Greqia (VIDEO)

Ky grup prej 17 të rinjsh refugjatë nga Bangladeshi ka udhëtuar për 14 ditë përmes shumë shteteve. Ata thonë se kanë udhëtuar kryesisht në këmbë, ndërsa duken të lodhur dhe të uritur. Synimi kryesor i tyre duket se është Tirana, për më tej Bosnja e më tej nuk e rrëfejnë destinacionin final. “ Jemi të gjithë nga Bangladeshi. Jemi shokë.”Ishim në Greqi por ishte problem. Nuk na dha njeri punë, nuk kishim ku të qëndronim ishte problem. Kemi 14 ditë që udhëtojmë me këmbë. Një vit më parë u nisëm nga Bangladeshi. Duam të shkojmë në Tiranë, nuk kemi para...

Continue reading...

Si ta përballojmë të nxehtin? Selami Jenisheri: Qeveria duhet t’iu blejë qytetarëve kondicionerë

Në këto ditë të nxehta vere, ku i nxehti afrikan ka pushtuar vendin, nuk kanë munguar komentet pikante të njërit prej deputetëve të listës Basha, Selami Jenisheri. Ai thotë se në mënyrë që qytetarët të përballojnë sa më lehtë këtë të nxehtë duhet të kenë një qeveri më të përgjegjshme, në mënyrë që të firmosë ndihmat humanitare që OKB ka vënë në dispozicionin tonë, në mënyrë që qytetarët të munden të blejnë kondicionerë. “E vetmja mënyrë për të përballuar këtë temperaturë të lartë është të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila ndihmat humanitare që janë vënë në dispozicion të...

Continue reading...

Gazetarja greke e pyet Ramën për marrëdhënien me Turqinë, kryeministri Rama i jep përgjigjen e papritur

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Forumi i Parë Ekonomik, i pranishëm në këtë forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama i është përgjigjur me batutë gazetares greke e cila e pyeti për marrëdhënien me Turqinë. Pjesë nga intervista: Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Greqinë? Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, për ne është shumë e qartë jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjik. Gazetarja: Nuk është xhelozi Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia

Continue reading...

Bllokimi i fluturimeve në Rinas: Kreshnik Spahiu publikon foton dhe tregon kush qëndron pas grevës së kontrollorëve

Bllokimi i fluturimeve në aeroportin e Rinasit për shkak të grevës së kontrollorëve ka sjellë kaos. Reagimeve të shumta u është bashkuar edhe juristi i njohur Kreshnik Spahiu. “PO NDODH: Qindra emigrantë duke fjetur në Aeroport, për shkak të grevës që organizon vëllai Jorida Tabakut i mbështetur nga Ilir Meta”, shkruan Spahiu në Facebook.

Continue reading...