Deputeti bëri kërkesën e papritur për Ramën, Gramoz Ruçi i kthehet ashpër në mes të Kuvendit: Mos më bëj si cub mua

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi debatoi sot në nisje të seancës me deputetin opozitare Kujtim Gjuzin, i cili insiston që ish-kryeministri Sali Berisha të thirret në interpelancë pas shpalljes ‘non-grata’ nga SHBA.

Debati

Kujtim Gjuzi: Mos mendoni se ne erdhëm këtu për të ikur me zgjedhjet që ju i vodhët. Unë nuk e thirra Berishën të vijë në interpelancë. Rama ka 6 muaj që nuk ka ardhur në kuvend dhe nëse nuk vjen në kuvend duhet të lërë mandatin. Jam kryetar i një partie të ngritur nga hiçi dhe jo një partie që ju keni trashëguar nga diktatori.

Gramoz Ruçi: Sa të rrosh do mësosh. Dhe një muaj e ke dhe mesa duket nuk ke për të mësuar rregullat e një Kuvendi në një sistem demokratik. Më mirë e asaj partie që the ti se sa i një partie… o Kujtim… ulu, uluu, ulu! Mos më bëj si cub mua, se kur të shoh se ç’më dukesh, por kur të njoh.. thotë populli.