Lulzim Basha botoi librin ‘Misioni im’, ish-anëtari i PD-së del me reagimin e papritur

Kryedemokrati Lulzim Basha ka botuar librin e tij të parë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Libri titullohet ‘Misioni im’ dhe vjen si një letër e hapur për qytetarët, ku Basha rrëfen rrugëtimin e tij politik.

Publikimi i këtij libri ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të ish-anëtarit të komitetet drejtues të PD-së, Edvin Kulluri.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kulluri shkruan me ironi se Basha paska botuar librin ‘Kurbani2’, duke iu referuar kështu librit të botuar nga kryeministri Edi Rama.

“Qenka botuar libri ‘Kurbani 2′”, – shkruan Kulluri.