Koronavirusi, numra shqetësues në komunën e Çairit

Komunat e Shkupit kryesojnë me numrin e të infektuarve. Duke përfshirë edhe rastet e publikuara në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numër treshifshor të rasteve aktive ka në Çair 402 raste, e dyta renditet Gazi Baba me 150 raste aktive, më pas vjen Buteli, Saraji, Aerodromi, Qendra dhe Karposhi. Shkupi regjistron 1734 raste aktive.

Nr. i rasteve aktive në Komunat e Shkupit

Çair – 402
• Gazi Baba – 150
• Butel – 138
• Saraj– 137
• Aerodrom – 136
• Qendër – 131
• Karposh – 116
• Kisella Vodë – 98
• Studeniçan – 86
• Gjorçe Petrov – 80
• Shuto Orizare – 73
• Haraçinë – 49

“Falë motit me shi, ashtu si në Komunën e Aerodromit edhe në Komunën e Sarajit, dy nga komunat e Shkupit që bëjnë pjesë në komunat me numrin më të lartë të të infektuarve, sot rrugët ishin pothuajse të zbrazëta. Qytetarët që lëviznin në këtë kohë me shi mbanin maska, ose ata që ishin vetëm dhe nuk ishin të detyruar, pasi kishin distancë të mjaftueshme sociale, nuk i mbanin maskat”

Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 9 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shtrirëve në 109. 46 prej tyre janë në oksigjeno terapi, ndërsa nuk ka pacientë në frymëmarrje artificiale. Në spitalin mobil janë të shtrirë 13 pacientë, ndërsa në klinikën në Kozle, një pacient i rritur dhe dy fëmijë me COVID-19. Në spitalin “8 shtatori” ndodhen gjithsej 127 pacientë, përfshirë këtu edhe 13 të pranuar gjatë natës. Në vend ka 40 vatra të koronavirusit, ndërsa gjysma prej tyre janë në Shkup.