E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së

Me pikëllim është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Valdet Selimajt, i cili kujtohet si një ushtar i dalluar dhe i përkushtuar në mesin e ushtarëve pejanë.

Në një njoftim përkujtimor, bashkëluftëtarët e kanë përshkruar Selimajn si një ushtar të disiplinuar dhe trim, duke theksuar përkushtimin e tij që nga dita kur mori armën e deri në përfundimin e luftës dhe çlirimin.

“Valdeti ishte një ushtar i dalluar në mesin e ushtarëve pejanë. Do t’i ruaj kujtimet më të mira për të, si një ushtar i disiplinuar dhe trim, që nga dita kur e mori pushkën e deri në çlirim”, thuhet në njoftim.

Në fund të mesazhit janë shprehur ngushëllime për familjen Selimaj, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

“Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut. U prehsh në paqe, Valdet!”, përfundon njoftimi.