• Tragjedi në familjen e aktorit te njohur, vajza 13-vjeçare ndahet nga jeta

Aktori amerikan Chad Lowe dhe producentja Kim Painter kanë njoftuar me pikëllim për vdekjen e vajzës së tyre 13-vjeçare, Fiona.

Në një deklaratë të publikuar nga Page Six dhe People, familja e përshkroi Fionën si një vajzë të dashur, inteligjente dhe krijuese, e cila kishte pasion kërcimin.

“Ajo ishte një vajzë e re dhe e dashur, e zgjuar, krijuese dhe që i pëlqente të kërcente”, thuhet në deklaratë.

Prindërit e saj thanë se Fiona ishte shumë e dashur nga motrat e saj dhe nga e gjithë familja, duke e përshkruar si “dritën e jetës sonë”.

“Vdekja e saj është shkatërruese për të gjithë familjen tonë dhe ne kërkojmë lutje dhe privatësi në këtë kohë”, vijon deklarata.

Familja nuk ka dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e vdekjes dhe ka kërkuar respektimin e privatësisë së tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Në fund të deklaratës, familja i ka drejtuar publikut një mesazh për rëndësinë e kërkimit të ndihmës në rast të krizave të shëndetit mendor, duke iu referuar linjës amerikane 988 për parandalimin e vetëvrasjeve dhe mbështetjen në situata krize.