Pamje shqetësuese: Nxënëse godasin bashkëmoshataren në shkollën “Shkëndija”

### Pamje shqetësuese nga Hajvalia: Nxënëse godasin bashkëmoshataren në shkollën “Shkëndija”

Pamje shqetësuese janë publikuar nga Hajvalia, ku disa nxënëse shihen duke u përfshirë në një përleshje me një bashkëmoshatare në ambientet e shkollës “Shkëndija”.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, vajza duket se goditet disa herë nga nxënëset e tjera, ndërsa rasti ka ngjallur reagime dhe shqetësim te qytetarët.

Nuk dihen ende rrethanat që kanë çuar në përleshje, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse rasti është raportuar te drejtoria e shkollës apo autoritetet përkatëse.

Ngjarja rikthen vëmendjen te fenomeni i dhunës mes bashkëmoshatarëve dhe nevoja për reagim të shpejtë nga institucionet shkollore dhe prindërit./sinjali.com