Tre persona humbin jetën pasi përmbyset një varkë në Kanalin Anglez
Tre persona kanë humbur jetën të hënën, pasi një varkë që po tentonte të kalonte Kanalin Anglez në drejtim të Britanisë së Madhe u përmbys në brigjet veriore të Francës.
Ngjarja ka ndodhur pranë Wissant, në rajonin Pas-de-Calais, bëri të ditur prefektura lokale, sipas raportimeve të transmetuesit francez BFMTV.
Autoritetet franceze kanë nisur verifikimet në lidhje me incidentin, ndërsa kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të ndryshojë, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimi i situatës janë ende në zhvillim.
Prefektura pritej të publikonte më shumë detaje gjatë një konference për shtyp të hënën.