Subjektet politike në Kuvend janë pajtuar për një deklaratë të përbashkët lidhur me aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë me dije se pajtimi mes subjekteve politike është arritur në kuadër të takimit të mbajtur me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Të njëjtat burime thonë se bëhet fjalë për një deklaratë, ku do të përfshihen qëndrimet e të gjitha partive politike.
Deklarata, sipas këtyre burimeve, do të lexohet nga kryeparlamentarja Haxhiu.
Seanca ishte paraparë të fillonte nga ora 11:00. /Insajderi.org/