PRAPA DYERVE TË MBYLLURA! Zbulohen tri temat që Kurti dhe Hamza diskutuan

Kurti–Hamza diskutojnë tri çështje, një ditë para seancës së Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kanë diskutuar për tri çështje kryesore gjatë takimit të tyre.

Sipas raportimeve, në takim është diskutuar deklarata që pritet të miratohet nesër në Kuvend lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe ndryshimet në Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Një tjetër temë e diskutimit ka qenë çështja e presidentit të Kosovës.

Takimi është zhvilluar një ditë para seancës së Kuvendit, e cila pritet të nisë nesër në ora 11:00.

Burimi: Klan Kosova