Pas nje kohe te gjate zbulohet cili ishte shkaktari me i madh ne vdekjen e dr. Florit

Miku i ngushtë i Dr. Flori, Bledar Bardhi, i njohur me emrin “Bledis”, shton dyshimet se Urgjenca nuk ka reaguar në kohë.
Ai ka qenë personi që ka shkuar i pari në Urgjencë, për të kërkuar ndihmën e mjekëve.

Por, ai thotë se ata nuk kanë lëvizur fare nga vendi.
Bardhi thotë se ishte marrë në telefon nga bashkëshortja e Dr. Florit 09: 27 dhe kishte shkuar me urgjencë tek shtëpia e mikut të tij.
“Unë u nisa direkt tek Urgjenca, që është vetëm 1 min larg shtëpisë. Aty ishin gati 6 mjekë me duar në xhepa. U kërkova ndihmë, por askush s’ma vuri veshin.

Këmbëngula që më duhej një ambulancë urgjent për dikë që ishte i pirë, më shumë për t’i ndihmuar në informacion, që të dinin çfarë mjekimesh të merrnin me vete e si të vëpronin.

Me besoni që as nuk reaguan fare duke më thënë, “s’ka ambulancë”. U tregova sa afër ishte apartamenti dhe mund të vinin në këmbë, por më panë me injorim. Kujtuan se mo isha ndonjë i droguar për shkak të veshjes sime.

Ika i pikëlluar dhe i thashë Albanit (vëllait të Dr. Florit) se nuk vijnë. Vazhdova i telefonova ambulancës mbi tri herë e më thoshin “erdhi, erdhi”. Si përfundim, shkoi Albani në urgjencë dhe ngaqë u është dukur person publik, lëvizën më në fund…”, ka thënë ai për “Panorama”.
“Jam i shokuar, pasi më iku miku im më mirë. Situata që po kaloj është shumë e rëndë, pasi para syve të mi dhe në duart e mia Dr.Flori mbylli sytë njëherë e përgjithmonë.  Ende s’e besoj, më duken si një ëndërr e keqe homazhet dje në hollin e RTSH-së”, ka thënë ai.