Serbia është duke planifikuar që të blejë dronët “Bajraktar TB2”, të cilët u bënë të njohur gjatë luftës në Ukrainë, për efektivitetin dhe precizitetin në sulme ndaj forcave ruse. Siç shkruan mediumi turk për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, deklaratat për blerjen e këtyre dronëve i ka bërë vetë Presidenti serb Vuçiç. “Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin Erdogan të Turqisë, kam shprehur interesimin për të blerë Bajraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç....
Continue reading...Vuçiq “pastron” kuadrot pro-ruse: Daçiq dhe Vulin pritet të mos jenë pjesë e Qeverisë së re
Me sa duket, Partia Progresive Serbe do të formojë Qeverinë e re të Serbisë, por në të mund të mos ketë vend për ministrin aktual të Policisë, Aleksandar Vulin dhe kryetarin e Kuvendit dhe liderin e SPS-së, Ivica Daçiq. Siç merr vesh gazeta beogradase, nova, partnerët perëndimorë kërkojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta “pastrojë” qeverinë nga kuadrot pro-ruse dhe shteti të marrë një kurs të qartë të politikës së jashtme në raport me Rusinë. Sipas “novas”, zgjedhjet për kreun e SNS-së dhe presidentin serb kanë qenë gjithmonë një justifikim për të mos mbajtur një qëndrim të qartë...
Continue reading...‘Në Shtëpinë e Bardhë hyn një ambasador i Serbisë por jo edhe Kurti e Osmani, s’ka sinjal më të keq’
Fadil Hoxha, njohës i çështjeve politike ka komentuar vizitën e ambasadorit serb, Marko Gjuriq në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin Joe Biden, transmeton Periskopi. Ai kujton se si aty arriti të hyjë Gjuriqi, por jo edhe zyrtarët e lartë të Kosovës. Ja postimi i plotë: “Në Shtëpinë e Bardhë hyn një ambasador i Serbisë por jo edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës. Nuk ka sinjal më të keq se ky për dyshen Kurti – Osmani, që udhëheqin Kosovën. Sidomos kjo vlenë për faktin që Presidenti Biden është një mik i dëshmuar i Kosovës. Natyrisht...
Continue reading...Rama thirrje SPAK për të hetuar Sali Berishën: Hiqjani gurin nga qafa Shqipërisë
Në Kongresin e PS Edi Rama i bëri thirrje SPAK që të hetojë Sali Berishën. Ndonësë nuk ia përmermendi emrin nominalisht, Rama foli për shpalljen e tij non-grata. “SPAK-u ka një detyrim që e tejkalon shtetasine ndaluar familjarisht të hyjë në SHBA. Ajo deklaratë ose ka bazë ose nuk ka bazë. Këtë duhet ta thotë drejtësia. Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për të gjitha ata që kuptojnë dy gram nga marrëdheniet ndërkombëtare dhe kuptojnë një gram nga pesha e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA, është gur në qafën e Shqipërisë. SPAK-u duhet t’ja hequr Shqipërisë këtë gur...
Continue reading...Deklarata e fortë e Spartak Ngjelës: Dy çrregullimet e rënda të Sali Berishës
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një reagim është shprehur se Sali Berisha ka probleme psikike të pariparueshme. Postimi i plotë: “Sali Berisha dallon që ka probleme psikike të pariparueshme, të cilat e kanë çuar drejt tendencës për shkatërrim, që të marrë forcë. Një i tillë ka qenë edhe Enver Hoxha. l.Janë dy delire bashkëshoqërues që spikatin në psikikën e Sali Berishës. Është: Deliri i persekutimit ose i përndjekjes; dhe: Deliri i madhështisë. Këta delire japin çrregullime të rënda psikike që njihen mirë nga psikiatria moderne dhe që, si rregull, lidhen me sëmundjen psikike që quhet skizofreni. Të dy këta delire...
Continue reading...Çfarë përjeton trupi gjatë 30 ditëve të agjërimit të Ramazanit (VIDEO)
Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Ramazani është muaji i zgjedhur dhe i bekuar. Ky është muaji i agjërimit, adhurimit, amnistisë dhe faljes. Në këtë muaj, Allahu xh.sh. njerëzve u ka dhuruar begatinë dhe mëshirën më të madhe. Pos shumë dobive që sjell agjërimi, ka edhe dobi shëndetësore ku trupi ynë përjeton disa ndryshime gjatë 30 ditëve të agjërimit. Në këtë video të shikoni disa informacione interesante në lidhje me atë që ndodh në trupin tuaj gjatë këtyre...
Continue reading...Rusia i ankohet Turqisë se Ukraina po i përdor dronët turq
Rusia është ankuar te zyrtarët turq se ushtria ukrainase po i përdor dronët e prodhuar në Turqi. Një zyrtar turk, në një konferencë gjatë të premtes, tha se Ankaraja i kishte thënë Moskës se prodhuesi turk i dronëve “Baykar Technologies” është një kompani private dhe se blerja e pajisjeve nga Ukraina ishte bërë para luftës. Zyrtarët ukrainas kanë reklamuar dronët Bayraktar TB2 të Baykar si një nga armët më efektive në arsenalin e tyre ushtarak. Shefi për teknologji në këtë kompani, Selcuk Bayraktar, që është edhe dhëndri i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë për CNN se dronët e...
Continue reading...Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime të bujshme nga SHBA: Çfarë do të ndodhë brenda dy javëve në Shqipëri
Duke komentuar përplasjet mes ambasadores Yuri Kim dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se brenda dy javëve sipas tij mund të ketë persona të tjerë të shpallur non grata nga SHBA. “Në harkun e një ose 2 javëve mund të kemi persona të tjerë non grata”, tha Vangjeli. Analisti u shpreh në emisionin se ambasadorët e SHBA-ve kanë pasur një marrëdhënie të frakturuara me Berishën. “Është aktivitet normal dhe diplomatik i ambasadores. Ka ca pak njerëz që të vënë bast që kjo gjë që do të ndodhë që do të ketë non grata. Mund të ndodhë brenda...
Continue reading...“3 herë më refuzuan në audicionet e Portokallisë”, Gent Zenelaj e zbulon për herë të parë, tregon çfarë përdori për t’i mbushur mendjen Agron Llakajn të fillonte punë
Aktori Gent Zenelaj ka ndarë një histori interesante gjatë intervistës për moderatoren Ester Bylyku. Ndonëse Genti është bërë i dashur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në spektaklin e humorit ‘Portokalli’, në fakt për të ka qenë e vështirë ta fitojë atë vend pune. Për më tepër Genti thekson se e kanë refuzuar plotë tre herë. Ester Bylyku: A ke marr pjesë në ndonjë audicion dhe nuk je pranuar? Gent Zenelaj: “Po, në Portokalli, 3 herë më refuzuan. Shpesherë nuk ka të bëjë për talentin, por të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur me metarialin e duhur. Por...
Continue reading...Pse ka kaq shumë tanke ruse të shkatërruara në Ukrainë dhe a janë ato tashmë ‘jashtë mode’?
Pavarësisht se ka ushtrinë e katërt më të madhe në botë, Rusia është superfuqi kur bëhet fjalë për furnizimin e tankeve, me 12,950 në vitin 2020 – më shumë se dyfishi i numrit të SHBA-së, e cila u rendit e dyta me 6,333 automjete të tilla. Por ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon në javën e tij të shtatë, duket se forcat ushtarake të presidentit Vladimir Putin mund të jenë duke u përballur me humbje të mëdha, përcjell Telegrafi. Siç edhe kemi parë, imazhe të ndryshme kanë treguar tanke ruse të shkatërruara – pamje që janë postuar dhe shpërndarë nëpër...
Continue reading...



