Një komandat i ISIS shpërthen rripin me eksploziv, vret vetën dhe ‘nxënësit’

Gjatë një trajnimi në një kamp terrorist në veri të Bagdadit, të hënën, një komandant i ISIS aksidentalisht shpërtheu një rrip të mbushur me eksploziv, duke vrarë veten dhe 21 persona të tjerë, të cilët po trajnoheshin nga ai.

Ata që me sulme vetëvrasëse në vendet publike kanë zhytur në kaos shumë vende, u bën burim i humorit të zi për vendasit, ka raportuar New York Times.

“Kjo është aq qesharake dhe tregon se sa të trashë janë”, tha Raad Hashim, i cili punon në një lokal afër vendit ku ndodhi shpërthimi, dhe shtoi se pavarësisht kësaj, ai ndjen dhimbje, pasi i kujton të gjithë njerëzit e pafajshëm që vriten çdo ditë.

Kishte nga ata që këtë e quajtën një mesazh nga Zoti për ata që po terrorizojnë vendin.

Shpërthimi aksidental gjithashtu plagosi 15 njerëz të tjerë në kampin e trajnimit, në një kompleks që gjendet në verilindje të provincës Salahudin.

Një oficer i ushtrisë irakiane tha me sarkazëm se mësuesi, i cili vdiq edhe vetë, u tregua i suksesshëm pasi ishte i aftë që me një veprim të vrasë shumë njerëz të këqij.