Një ngatërresë e momentit bëri që ajo të përfundonte në spital. Një 50 vjeçare nga Europa Lindore në vend që të përdorte shkumën për t’i dhënë formë flokëve të saj, ka vendosur gabimisht shkumën që përdoret për ndërtim.
Fotografija e saj është bërë në hollin e spitalit me shkumën e ndërtimit mbi kokë ka bërë xhiron e botës.
Teksa qëndron ulur në stolin e pritjes, në fytyrën e gruas shihet edhe zhgënjimi nga “aksidenti” i vogël me shkumë, që mesa duket do t’i kushtojë prerjen e flokëve.