Ja kush është i dashuri i Rita Orës

Këngëtarja prishtinase me famë botërore, Rita Ora është përfolur shumë kohët e fundit për lidhjet e saja.

Por , së fundi në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi teksa këngëtarja shihet përkrah një mashkulli.

Bëhet fjalë për Dorant Dinarama, i cili sipas një burimi, ishte i dashuri i Ritës në kohën kur këngëtarja nuk ishte edhe aq e famshme sa që është në ditët e sotme.

Por, se a është në të vërtetë i dashuri i Rita Orës nga Prishtina, e dinë vetëm ata të dy.

Ndërkohë, Rita është në përgatitje e sipër të projekteve të reja për vendlindjen, ku ka paralajmëruar se do të hap një shkollë të vallëzimit në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.