I ve flaken gruas, e tradhtoi naten e marteses

Nje burre i hodhi alkool ne trup dhe e dogji gruan e tij pasi ajo fjeti me ish- te dashurin naten e marteses.

Ngjarja e rende ndodhi ne jug te Rusise. Veronika Filipova fjeti me ish- te dashurin naten e marteses, pasi bashkeshorti i ri i saj ra gjume sepse ishte dehur.

27- vjeçarja, nene e nje femije, kishte 80 per qind djegie ne trup dhe nuk shpetoi, pavaresisht perpjekjeve te mjekeve.

Ivan Kuzmin, 30 vjeç, e ka rrefyer krimin ne polici.

LifeNews raportoi se gruaja u hakmor pasi i shoqi ra ne gjume naten e marteses. Por me vone ajo u ndje fajtore dhe i tregoi per krimin. Atehere ai i hodhi asaj alkool, qe e perdorte per te prodhuar vodka, dhe i vuri flaken me çakmak.

Te afermit thone se Kuzmin i kishte mbajtur te fshehte gruas nje denim te meparshem per tentative vrasje. Filipova kishte nje djale nga martesa e meparshme.