Elefanti që fiton luftën me 14 luanë (VIDEO)

Një elefant një-vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli sulmit të 14 luanëve në Zambia të Afrikës.

Elefanti ishte ndarë nga tufa e tij dhe kjo ua mundësoi 14 luanëve të uritur që ta sulmojnë. Në videon e publikuar në internet shihen dy luanë mbi shpinën e tij, por elefanti i vogël i shpëton sulmit duke u futur në ujë.

Videon e ka realizuar gazetari Jesse Nash që gjendej në parkun kombëtar kur pa se elefanti i ri po sulmohej nga luanët.

“Ku janë elefantët tjerë?” dëgjohet një zë në video.

Fatmirësisht, elefanti përdori disa dredhi të mençura dhe ia doli të ikë nga 14 luanët e uritur.