Ilir Hasani, shqiptari që shkruan histori në traumatologjinë botërore

Ilir Hasani, shqiptari që shkruan histori në traumatologjinë botërore

Doktori Ilir Hasani ka marrë pjesë sërish si ligjërues në Kongresin Botëror të SICOT-it, të mbajtur në Kyoto të Japonisë, duke ndarë njohuritë dhe përvojën e tij me kolegë nga e gjithë bota.

Në një postim pas kongresit, Hasani e cilësoi pjesëmarrjen si një privilegj dhe një mundësi të çmuar për të kontribuar, për të mësuar dhe për të shkëmbyer ide me profesionistë të fushës.

Ai theksoi se një nga aspektet më të veçanta të SICOT-it është ripërtëritja, vit pas viti, e lidhjeve profesionale dhe personale me kolegët: miq të vjetër, bashkëpunëtorë të rinj dhe kirurgë që kontribuojnë në zhvillimin e fushës.
Hasani shprehu mirënjohje për takimin në Kyoto, duke veçuar mundësinë për të ligjëruar dhe për të mësuar, si edhe miqësitë që e bëjnë këtë kongres një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të tij profesional.

“Shihemi të gjithë vitin e ardhshëm në Stamboll!”, shkroi ai në përfundim.