**Tërmet 4.0 ballë pranë Tebës, lëkundja ndihet edhe në Atikë**
Një tërmet me magnitudë **4.0 ballë** është regjistruar mëngjesin e së mërkurës pranë qytetit të Tebës në Greqi, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në zona të Atikës.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjistrua në orën **08:20:58**, me epiqendër rreth **2 kilometra në jug-juglindje të Tebës** dhe me thellësi fokale prej **12.3 kilometrash**.
Vetëm disa minuta më vonë, në orën **08:28:40**, u regjistrua një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë **3.3 ballë**. Epiqendra e saj ishte rreth **4 kilometra në juglindje të Tebës**, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në rreth **5 kilometra**.
Tërmeti i parë u ndie në pjesë të Atikës, ndërsa deri tani **nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar** nga lëkundjet.
Sizmologët po monitorojnë aktivitetin sizmik në zonën përreth Tebës, ndërsa të dhënat mund të përditësohen në bazë të analizave të mëtejshme.