### Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare ish-futbollisti i Manchester City
Futbolli anglez është përballur me një lajm të trishtë. Courtney Meppen-Walter, ish-mbrojtësi i Bury FC dhe ish-lojtar i akademisë së Manchester City, ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Bury FC, që ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij.
“Jemi thellësisht të trishtuar për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Courtney Meppen-Walter, në moshën 32-vjeçare. Mendimet dhe ngushëllimet e të gjithëve në Bury FC janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë”, thuhet në deklaratën e klubit.
Meppen-Walter ishte mbrojtës dhe ishte pjesë e akademisë së Manchester City në moshë të re. Ai përfaqësoi gjithashtu Anglinë U-18, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit. Gjatë karrierës së tij luajti për disa klube angleze, përfshirë Carlisle United, Stockport County, Chorley, Telford United, Nantwich Town, Guiseley dhe Bury.
Në maj të vitit 2025, Bury FC konfirmoi se Meppen-Walter ishte ndër lojtarët që do të largoheshin nga klubi pas përfundimit të sezonit.
Deri në publikimin e këtij lajmi, **shkaku dhe rrethanat e vdekjes së tij nuk janë bërë publike**.
Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare ish-futbollisti i Manchester City