Gjykata e Apelit vendos për Joz Markun – ja çfarë u vendos

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin Jozef Marku, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”.

Marku u arrestua në fillim të muajit shtator, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai, së bashku me disa persona të tjerë, shfaqet duke dhunuar Eduard Kuçin.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në pamjet e publikuara, Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij nga disa persona.

Hetimet kanë ngritur gjithashtu dyshime se për ndalimin e Kuçit është përdorur një tabelë identifikuese e Policisë së Shtetit.

Me vendimin e Apelit, Jozef Marku do të hetohet në gjendje të lirë, nën masën e “detyrimit për t’u paraqitur”.