Një 43-vjeçar gjendet i pajetë në një autoservis në Manastir
Një 43-vjeçar nga Manastiri është gjetur i pajetë në një autoservis në qytet, njoftoi policia.
Sipas informacioneve nga SPB Manastir, më 28 shtator, rreth orës 09:00, zyrtarë policorë kanë kryer këqyrje në një autoservis në rrugën „Makedonska Falanga“, pasi më herët ishte raportuar se aty ishte gjetur i pajetë F.E. (43) nga Manastiri.
Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Manastir ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas të dhënave fillestare nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Hetimi për rastin është në vijim.