### Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara
Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deklarata është miratuar me 99 vota për, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Dokumenti është përpiluar me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve parlamentare dhe përmban qëndrime dhe kërkesa lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara.
Ndër të tjera, në deklaratë kërkohet që Dhomat e Specializuara të veprojnë brenda mandatit të përcaktuar për to.
Miratimi i deklaratës ishte një nga pikat e rendit të ditës në seancën e parë plenare të Kuvendit të Kosovës pas konstituimit të legjislaturës së re.