Voctail, pajisja virtuale që do të ndryshojë botën e pijeve (VIDEO)

Kjo vajzë është e para që po provon koktejin virtual.

Mirë se vini në koktej barin virtual, ku xhini dhe uji janë pijet e vetme që ofrohen, por ekziston një përzgjedhje e pafund e shijeve dhe aromave për t’i shijuar.

Në eventin e së ardhmes “Tech Noë” të Londrës, studentët nga Universiteti Kombëtar i Singaporit janë duke prezantuar Vocktail, një pajisje interaktive që lejon përdoruesit të ndryshojnë pijet në mënyrë digjitale përmes celularit.

“Ky është Voktail. Dhe ideja është që ne në mënyrë digjitale po shtojmë shije dhe aroma të ndryshme, sensacione të ndryshme të shijeve dhe efekte të ndryshme vizuale për të ndryshuar plotësisht profilin të themi mes xhinit, ujit me gaz, apo çka do qoftë që dëshirojmë të përdorim”, tha Dejvid Tolli, inxhinier, Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Pajisja në mënyrë digjitale ndryshon shijen, nuhatjen dhe ngjyrën, duke u lejuar përdoruesve të modifikojnë koktejin e tyre, ose të provojnë ndonjë shije virtuale, duke pirë ujë të thjeshtë.

Efektin e arrin në tre nivele. Së pari, duke mashtruar sytë me ngjyra, pastaj hundën me erë.

E në fund, dy elektroda në buzën e pajisjes dërgojnë sinjale elektrike për të shijuar shqisat e shijes në gjuhën e përdoruesit.

“Së pari, ne fillojmë me dritën LED, e cila është në krye. Dhe kjo në thelb jep pamjet për ngjyrën e dëshiruar të pijeve. Ajo u ofron përdoruesve atë lloj pritje se çfarë shije mund të jetë pija. Nga baza e pajisjes, kemi tre mikro pompat e ajrit, të cilat dërgojnë aroma nga pajisja deri në hundën e përdoruesit. Kështu, ne mund t’u japim atyre shije të ndryshme, të bazuara thjesht në erë. Dhe, ne gjithashtu kemi interfejsin e shijes digjitale, të cilat janë këto dy elektroda në pjesën e përparme. Dhe në thelb, ata japin kontakte mikroampere, e cila kalon nëpër shqisat e shijes të përdoruesit”, shtoi Tolli.

Studentët në Universitetin Kombëtar të Singaporit gjithashtu krijuan këtë aplikacion shoqërues për telefonat e mençur, i cili lidhet me pajisjen nëpërmjet Bluetooth.

“Ne mund të bëjmë diçka aq të thjeshtë sa të marrim ujë me gaz dhe të vendosim erë të limonadës, ngjyrë të verdhë dhe shije të thartë, duke e bërë më të ngjashme me limonadën tradicionale”, tha Dejvid Tolli.

Njëra nga vizitoret, Noe Nesvadba thotë se nuk ishte mashtruar nga pajisja, por mendon se është mbresëlënëse.

“Meqë e dija se çka po ndodhë, ndjehej pak a shumë jo reale, por sikur të shkosh pa ditur se në fakt ti po pinë vetëm ujë, njerëzve do t’u pëlqente eksperienca” tha Noe Nesvadba, vizitore.

Vizitori Geri Xhons nuk është i bindur, por mendon se do të ishte një shtesë interesante për koktej baret.

“Do të ishte përfundimisht interesant, por mendoj së në fund të fundit njerëzit vetëm duan të dehen, kështu që kjo u jep një eksperiencë shtesë”, tha Geri Xhons, vizitor.

Eventi i së ardhmes “Tech Noë” në Londër po mbahet në Qendrën e Dizajnit të Biznesit nga data 5 deri në 7 prill.

Përgatiti: Bajram Memeti

Shiko tv shqip live