Vidhte në qendër tregtare, tërhiqet zvarrë nga punonjësit (VIDEO)

Lucy Callaghan ka filmuar monentin në një qendër tregtare në Londër, kur punonjësit e tërhoqën zvarrë për më se 100 metra, një njeri të dyshuar për vjedhje.

Blerësja 40-vjeçare, iu ka kërkuar atyre ta lëshojnë dhe mos ta rrahin, ndërsa me të merren forcat e rendit, transmeton Telegrafi.

“Ku po e dërgoni, prapa lokalit në mënyrë që ta rrihni a po jo”, ka thënë Callaghan, kurse ata i kërkuan të largohet dhe t’i shikonte punët e saj.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të dyshuarin, ndërsa punonjësit mund të dënohen për dhunën që ushtruan mbi të. /Telegrafi/