Ushtarët mbi njerëzor, SHBA po teston veshjet robotike për ushtarë (FOTO)
Kuriozitete
November 28, 2017
Më shpresë që të jetë gjithmonë përpara armikut, Ushtria Amerikane është duke testuar disa veshje të cilat u japin ushtarëve aftësi mbinjerëzore.
Këto veshje përdorin inteligjencë artificiale për të ofruar fuqi shtesë tek ushtarët, duke i lejuar ata që të mbajnë ngarkesa edhe më të rënda se zakonisht.
Testet e hershme tregojnë se këto veshje kanë rritur kualitetin e ushtarëve prej 2 deri në 27 herë.
Nuk është e qartë se kur, ose nëse, Ushtria Amerikane planifikon t’i lansojë këto veshje për të gjithë ushtarët.
Veshjet, e quajtura “Fortis”, janë krijuar nga ekspertët në Lockhead Martin dhe janë duke u testuar me ushtarët në Virgjinia.