UEFA zgjedh formacionin e shekullit 21, dominojnë Barcelona dhe Real Madridi (FOTO)

Gjashtë lojtarë të Barcelonës dhe tre të Real Madridit në 11-shën më të mirë të shekullit të 21-të.

UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë këtyre 17 viteve të fundit në futboll dhe ndër të përzgjedhurit e tifozëve të cilët me votat e tyre kanë zgjedhur 11-shen më të mirë, spikasin Barcelona dhe Real Madridit, me blaugranat që bëjnë ligjin me plot gjashtë lojtarë.

Në portë është zgjedhur Iker Casillas për atë çfarë ka dhënë me Real Madridit pasi aktualisht gardiani spanjoll është pjesë e Portos.

Mbrojtja përbëhet nga ish kapiteni i Bayernit, Philip Lahm, ish qendërmbrojtësi i Barcelonës Carles Puyol, por edhe nga dy më të mirët e momentit në pozicionet e tyre, Gerard Pique dhe Sergio Ramos.

Kabina e regjisë në mesfushë i përket një ish katalanasi, pikërisht Xavit i mbështetur nga Iniesta dhe Gerard.

Në sulm përkrah Messit dhe Ronaldos, fansat që kanë marrë pjesë në votim kanë preferuar edhe francezin Thierry Henry i cili më shumë sesa për paraqitjet e tij me Barcelonën, është vlerësuar për periudhën fantastike të karrierës së tij me Arsenalin.