U tërhoq nga futbolli për shkak problemet me zemër, ja dhurata unike që i bën City shqipëtarit (VIDEO)

Gjatë gjithë karrierës së tij të re, Sinan Bytyqi ka ndjekur ëndrrën për t’u bërë një futbollist profesionist. 22-vjeçari nga kosova i Manchester City-it, në momentin më të bukur, kur po i hapeshin të gjitha dyert e futbollit të niveleve të larta është ndalur nga një problem kardiak që e ka detyruar të tërhiqet përfundimisht.

Ai i ka dhënë lamtumirë futbollit të luajtur, por jo botës së futbollit. Në fakt, City ka vendosur t’i shkojë në ndihmë duke i dhënë mundësinë që të punojë si vëzhgues për klubin anglez.