Tragjedi në Belsh, fëmija vetëm 12-vjeç gjendet i varur në sallën e bagëtive

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Dëshiran të Belshit.

Një fëmijë vëtëm 12 vjeç me inicialet E.E ështëgjetur i vetëvrarur në sallën e bagëtive.

Fëmija është gjetur nga familjarët e tij të cilët pavarësisht se kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë çdo gjë ka qënë shumë vonë.

Një grup hetimor ka kryer veprimet proceduriale dhe nga të dhënat e para rezulton se i mituri nuk ka dëmtime apo shenja të dhunës.

Megjithatë hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet që detyruan 12 vjeçarin që të nDërmarrë aktin fatal.

Ai ishte nxënës i klasës së 7 në shkollën 9-vjeçareDëshiran. /albeu.com/