Francesco Totti tregon cili ka qen gabimin më i madh në karrierë

Francesco Totti në fund të sezonit të kaluar është pensionuar prej së qeni futbollist profesionist.

Ai kohë pas kohe po i rikthehet kujtimeve që ka pasur sa ishte lojtar aktiv dhe ndër to është edhe pendimi më i madh.

Në fakt, legjenda italiane ka pohuar se është penduar që nuk ka mundur të luaj në një ekip me brazilian, Ronaldon.

Ai më tutje ka thënë se njeriu i duhur për postin e presidentit të ri duhet ta marrë Damiano Tomassin.

“E kam thënë dhe po e përsëris, një nga pendimet më të mëdha të karrierës sime është që nuk luajta me brazilianin, Ronaldon. Do të ishte një ëndërr e përbashkët. Ai ka shënuar shumë gola, por me mua pas tij do të kishte numër më të madh të golave”, ka pohuar Totti.

Ish-futbollisti 41-vjeçar ka luajtur gjatë gjithë karrierës për Romën, ku ka pasur 619 ndeshje dhe ka shënuar 250 gola.

Ndryshe, Totti ka pasur edhe 58 paraqitje për kombëtaren italiane duke shënuar nëntë gola. /Telegrafi/

Reply