Top Channel vendosi të shkarkojë Sokol Ballën

Konflikti mes Edi Ramës dhe Top Channel ka prodhuar efektin e parë, jo brenda qeverisë, por brenda televizionit. Burimet bënjnë me dije se pronarja e Top Channel ka vendosur të shkarkojë nga detyra e drejtorit të informacionit Sokol Ballën.

Shkarkim nga posti i drejtorit, por jo largim total nga Top Channel. Thënë kjo, Sokol Balla raportohet se po përgatitet për puntatën e rradhës të emisionit Top Story që është këtë të enjte.

Të njëjtat burime thanë se provizorisht në vend të Sokol Ballës është komanduar drejtori aktual i prodhimit Endrit Xhafo. Ky i fundit u largua dy muaj më parë nga ABCNeës dhe shkoi në Top Channel me kërkesë të “mentorit” të tij personal Sokol Balla. Dhe sot, me shumë gjasë ka realizuar edhe ëndrën e tij për ti zënë vendin “Kolit”

Kjo sa i takon zhvillimeve që kanë përfshirë sot Top Channel. Por sa e vërtetë është lëvizja e Sokol Ballës nga pozicioni i drejtorit të informacionit. Kjo është hera e dytë që Balla largohet nga drejtimi i lajmeve të Top Channel.

Edhe në vitin 2008, bordi drejtues i televizionit kombëtar, mori vendimin e largimit të Ballës nga drejtimi i lajmeve pas acarimit t tejskajshëm të situatës mes Top-it dhe qeverisë së atëhershmë. Me rikthimin në krye të menaxhimit të Top-it, Vjollca Hoxhës vendimi i parë i saj ishte rikthimi në krye të drejtimit të lajmeve të Sokol Ballës deri ditën kur në Tiranë mbërriti eurokomisioneri Johanes Hahn