Top Channel nxjerr këngën e fundvitit, por mungon personazhi më i rëndësishëm (VIDEO)

Ashtu si çdo vit, Top Channel ka publikuar në datën 24 dhjetor, këngën e fundvitit, ku personazhet kryesore të televizionit dhe ata që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut të këtij televizioni.

Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla.

Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .

Reply