“Tomahawk”, raketat 1.6 milion dollar që trembin Putinin dhe pritet të ndëshkojnë Asadin (FOTO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u bërë gati për një tjetër sulm ndëshkues ndaj diktatorit sirian Bashar al Asad, i cili nuk kursen as gazin helmues ndaj popullsisë civile.

Në zonë gjenden dy destrojerë ameriken të pajisur me raketat e preçizionit të lartë “tomahaëk”, 59 prej të cilave ranë mbi Siri disa muaj më parë, kur Asad kishte bërë të njëjtin krim, shkruan Albeu.com.

Raketa të ngjashme u përdoren edhe gjatë sulmit të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të ndaj makinës vrastare të Millosheviçit në vitin 1999

Çfarë janë raketat “Tomahawk” dhe si funksionojnë?

Albeu.com ka përgatitur një material shpjegues në lidhje me to.

Raketat subsonike “Tomahaëk” kanë hyrë në shërbim në vitin 1983 dhe mbi to janë bërë përmirësime të vazhdueshme nga kompania “General Dynamics” sipas kërkesave të ushtrisë amerikane.

Ato kanë një kosto mesatare prej 1.6 milionë dollarë copa dhe njihen për precizionin e tyre të lartë.

Kënë një gjatësi nga 5.5-6.5 metra dhe diametër 0.50 centimetër, ndërkohë që diametri i krahëve është 2.7 metër. Arrijnë shpejtësinë rreth 890 kilometra në orë dhe mund të godasin objektiva nga 1 270 deri në 2 500 kilometra largësi.

“Tomahawk” drejtohen nga një radar i sofistikuar, i cili mundëson që të godasinobjektivin në shenjë. Edhe në rastet kur nuk e gjejnë objektivin herën e parë, ato kthehen sërish në kërkim të tij deri sa ta godasin.

Raketat në fjalë janë projektuar në disa formate të ndryshme në varësi të largësisë së objektivit dhe llojit të eksplozivit të nevojshëm për t’u përdorur.

Mund të lëshohen nga platforma të posaçëm në tokë apo edhe nga anijet dhe nëndetëset.

Për shkak të specifikave që gëzojnë raketat, SHBA-të ia kanë shitur vetëm britanikëve dhe asnjë shteti tjetër. /albeu.com/