Tmerr në avion: Shpërthen motori, vdes gruaja që u thith nga rryma e ajrit

Momente tmerri ne ajer, teksa nje avion ne SHBA pesoi avari ne motor. Mediat e huaja raportojne se motori shpertheu dhe piloti dha alarmin se kemi tashme nje pjese qe mungon.

Behet fjale per avionin Southwest Airlines, te nisur nga aeroporti i LaGuardia i Nju Jorkut, me drejtim Dallasin, por per shkak te defektit bëri ulje emergjente në Filadelfia.

Ne fluturim e siper motori i majtë i “Boeing 737-700” shpërtheu në fluturim dhe presioni dhe copat e tij thyen nje dritare. Shperthimi dëmtoi dritaren ne radhen e 17-të, nderkohe qe ne avion kishte 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.

Nga aksidenti një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko.

Kompania reagoi me nje shenim në Twitter:“Për ne siguria është gjithnjë një përparësi. Po punojmë me përkushtim për t’i ofruar mbështetje klientëve dhe ekuipazhit. Do t’i shpërndajmë informacionet kur të jenë të konfirmuara”.

Deshmia Nje nga pasagjeret, Marty Martinez, tregon se kur u njoftuan per ngjartjen, “ka diçka që nuk shkon me avionin tonë, duket se po biem. Me pak fjalë nisëm të biem për 10-15 minuta. Natyrisht të gjithë e humbën toruan, të gjithë nisën të ulërasin dhe të qajnë. Ka qenë përvoja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë” – tha ai.

Reply