Tmerr në ajër, avioni me 176 pasagjere bën ulje të detyrueshme

Panik dhe frikë për 173 pasagjerët e një avioni që ishte nisur nga Cyrihu për në aeroportin e Nishit në Serbi.

Avioni me të cilin ata udhëtonin ka bërë një ulje emergjente në aeroportin e Beogradit.
Siç shkruajnë mediat zvicerane, avioni ‘LX 1422’ nga Cyrihu që duhej të ulej në aeroportin “Konstandini i Madh” i Nishit, ka bërë ulje në Beograd.

Ulja në Beograd është bërë për shkak të një problemi teknik, në sistemin hidraulik.

Sipas medieve të huaja, kjo nuk ishte një ulje emergjente, por masë sigurie. Zëdhënësja zvicerane e kompanisë, Sonja Ptassek është shprehur se “për asnjë moment 173 pasagjerët nuk ishin në rrezik. Thjesht, aeroporti i Beogradit është më i pajisur se aeroporti i Nishit”.

Prania e zjarrfikësve, është një procedurë standarde. Pasagjerët u transportuan nga Beogradi në Nish me autobus.

Ata që dëshironin të ktheheshin në Zvicër, u zhvendosën në një tjetër fluturim për në Cyrih.

Reply