Tjetër statujë për Ronaldon, këtë herë nuk mund të tallesh me portugezin (FOTO)

Superstar i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nderohet me një bust të ri, por këtë herë imazhi i tij duket shkëlqyeshëm.

Kujtojmë që disa muaj më parë 4 herë fituesi i “Topit të Artë” është ndërtuar një statujë në aeroportin e ri të Madeiras, por puna e dobët ka bërë që të gjithë të tallen me Ronaldon, shkruan SYRI.net.

Këtë herë portugezi duket mjaft simpatik dhe shumë origjinal, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Kjo statujë është bërë nga skulptori spanjoll Jose Antonio Navarro Arteaga i cili mori elozhe ndërsa tifozët në mbarë botën i kanë vendosur atij notë 10.

Reply