Terrori i natës’, 500 mijë euro vjedhje e grabitje në Italinë veriore, kapet superbanda shqiptare

Gjashtë shqiptarë, autorë të 53 vjedhjeve e grabitjeve në katër rajone të Italisë veriore, janë arrestuar në kuadrin e operacionit të policisë së Cremonas me emrin e koduar “Night terror”.

Hetimi ka zgjatur gjashtë muaj, nga shtatori 2016 deri në mars 2017. Hetuesit kanë arritur të ndërtojnë gjithë skemën e lëvizjeve të personave të përfshirë edhe në vjedhje makinash, të cilët përdoreshin për aktivitetin kriminal. Një rreze aksione e gjatë mbi 400 kilometra që nista nga ultësira padane deri në Forlì.

Krye i bandës është një shqiptar 43-vjeçar, rezident në zonën e Bergamos. Të tjerët janë nga 27 në 43 vjeç dhe janë banorë të zonës jugore të Milanos. Gjatë aktivitetit të tyre kishin vjedhur e grabitur në dhjetë provinca: Milano, Bergamo, Brescia, Cremona, Verona, Mantova, Parma, Modena, Bologna e Forlì.

Secili kishte rolin e tij brenda grupit dhe mënyra e veprimit ishte thuajse gjithmonë e njëjta. Vidhnin një makinë me motor të fuqishëm e pastaj e përdornin për të lëvizur gjatë natës, nuk bënin inspektime, por në lëvizje e sipër ndalonin nëse vinin re ndonjë vilë në kushte ideale për t’u vjedhur.

Gjatë natës vidhnin disa vendbanime të ndryshme, duke përshkuar deri në 400 kilometra. Karabinierët arritën t’u sekuestronin edhe sende të vjedhura, me vlerë 500 mijë euro, kthyer më pas pronarëve të ligjshëm.

Reply