Tërmeti lëkund Italinë qendrore

Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Italinë qendrore, pranë qytetit të Amatriçes. Termeti ra rreth orës 00:34 të së hënës, raportoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës në Itali.
“Nuk ka raporte për dëmtime të mëdha deri tani”, shkruan Ansa. Tërmeti është ndjerë në Abruzzo, Lazio dhe Marche dhe u pasua nga 15 pasgoditje.

Reply