Të kujt janë 3.6 miliardë euro në bakat e Maqedonise ?!

 

Vlera e kursimeve apo depozitave të klientëvë në 17 bankat komerciale në vend, përfundimisht me tremujorin e tretë të këtij viti, kap vleren prej 3.6 miliardë euro, thuhet në raportin e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë.

Nëse vlerën e përgjithshme të depozitave e pjesëtojmë për kokë banori, i bie që çdo banor i Maqedonisë të ketë kursime në banka në vlerë prej 1700 eurove. Për periudhën e njëjtë, gjegjësisht për 9 muajt e para të këtij viti, të dhënat e BPM-së tregojnë se qytetarët e Maqedonisë u kanë borxh bankave te 2 miliardë euro apo secili banor të ketë borxh në banka 1000 euro. Gjykuarr sipas këtyre të dhënavë të BPM-së, për kursimet dhe borxhet që qytetarët u kanë bankave, shtrohet pyetja se të kujt janë kursimet pasi Maqedonia një kohë të gjatë është në krizë politike dhe ekonomike, aq më tepër kur vlerësohet se mbi gjysma e popullatës së Maqedonisë jetojnë nën pragun e varfërisë.
Edhe njohësit e çështjeve ekonomike, edhe profesorë universitarë thonë se është e pakuptushme nga vjen kjo rritje e krusimeve në depozita në vend, sidomos kur të merret parasysh numrin e madh të papunëvë, shkallën e lartë të varfërsië në Maqedoni si dhe pagat e ulta mujorë që marrin numri më i madh i të punësuarve në Maqedoni

Profesori Hamit Aliu dhe Abdylmenaf Bexheti si mjeshtra të ekonomisë dhe akademikë të larë janë pyetur rreth kësaj çështeje.

ALIU: TRE KATEGORITë Që TREGOJNë Të VëRTETëN E KURSIMEVE

Profesori i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Hamit Aliu, thotë se duhet të shikohet se të kujt janë këto krusime bankare, sepse nëse u referohemi të dhënave statistikore që tregojnë se mbi gjysma e popullatës së Maqedonisë jetojnë nën pragun e varfërsië, se kemi numbër të madh të papunëve apo rreth 70 përqind nga numri i përgjithshëm i të papunësuarve marrin rroga më të ulta se rroga mesatare, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja se cilët qytetarë ua besojnë paratë e tyre bankave në Maqedoni? Për të ardhur deri te e vërteta se të kujt janë 3.6 miliardë euro kursime në banka, profesori Aliu thotë se duhet të analizojmë tre kategori njerëzish, të cilët kanë aftësi financiare për të ruajtur parat e tyre në banka.
“Në aspektin e mirëqenies ekonomike mund t’i ndajmë tre kategori njerëzish që mund të kursejnë. E para, njerëzit shumë të pasur që përbëjnë 2 përqindëshin, ndërsa janë bartës të 70 përqindëshit të kursimeve në Maqedoni. Kategoria e dytë janë njerëz më pak të pasur apo marrin rrogë mujorë më të larta se rroga mesatare. Kategoria e tretë janë familjarë, të cilët marrin para nga jashtë që u dërgojnë të afërmit e tyre me punë në shtete të ndryshme të botës”. Mirëpo profesori shton, që një gjë është e sigurt, njerëzit të cilët punojnë dhë pagën e kanë të vetmin burim financiar, asesi nuk mund të ketë kursime në banka, por vetëm mund të kenë borxh bankave.

BEXHETI: KURSIMET NGA DëRGESAT E EMIGRANTëVE

Edhe akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se kursimet në banka në vlerë prej 3.6 miliardë euro janë depozita të qytetarëve, si dhe rreth 2.5 miliardë janë depozitat variable të kompanive dhe kështu së bashku – përbëjnë potencialin kreditor të sistemit bankar në RM. “Normalisht që kursimet e theksuara nuk janë të të njëjtëve qytetarë, përderisa disa kanë kursime si ata që fitojnë më shumë se sa që realizojnë, shtuar kjo edhe nga pasuria e trashiguar, të tjerët kanë huamarrje. Kjo edhe është roli i bankave, të ndërmjetsojnë midis kategorive të ndryshme huadhënësve dhe huamarrësve. është krejt normale që kursimet janë më të mëdha se huadhëniet. Bile, edhe indikatori bankar që mat këtë raport është “loan to Deposit Ratio (LTDR), zakonisht është nën 100 si indes ao 1 si koeficient. Një pjesë e këtyre kursimeve mund të jetë arritur nga dërgesat e emigrantëve dhe pasuria e patundshmë, por në asnjë mënyrë nga pagat që merr pjesa më e madhe e qytetarëve të RM”, thotë akademiku Bexhet.

Reply