Suspendim dhe gjobë për Igli Taren

Gjykatësi sportiv në Serie A vendosi të pezullojë drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, për shkak të protestave të ashpra dhe kërcënimeve ndaj arbitrit të ndeshjes me Fiorentinën.

Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares kuqezi, Igli Tare është gjobit me 10 mijë euro nga Gjykatësi sportiv në Serie A.

Në vendimin e arsyetuar thuhet se Tare u shfaq agresiv dhe kërcënues ndaj arbitrit kryesor, një sjellje të cilën e tregoi deri në dhomat e zhveshjes.

Dënimi do të përfundojë më 5 dhjetor.