Sot ishte në Tiranë, yllit të muzikës i vjedhin 300 mijë paund

Sonte Tirana do të festojë Natën e Bardhë me këngëtaret e famshme Emeli Sande.

Por po sot ajo ka marrë një lajm të keq, pasi mësohet se asaj i kanë vjedhur 300 mijë paund nga llogaria bankare.

Mediat britanik shkruajnë se këngëtarja dhe ish-bashkëshorti i saj ranë pre e një skeme të vjedhjes online.

Por, fatmirësisht çështja u zgjidh dhe autoritetet britanike në Londër zbuluan autorin e dyshuar, që është Rasad Salam.

Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar sot nga mediat.

Ish-bashkëshorti i këngëtares, Adam Gouraguine u vu në shënjestër të hajdutëve, të cilët përdorën të dhënat personale të llogarisë bankare të tij dhe transferuan 300 mijë Paund.

Gouraguine vuri re lëvizjen e dyshimtë të parave dhe kontaktoi menjëherë me bankën. /albeu

Reply