Si u komentua në mediat serbe heqja e Haradinajt nga lista e INTEROPL-it?

Mediat fqinje kanë raportuar për heqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga lista e personave të kërkuar nga INTERPOL-i.

Fletarrestet e lëshuara nga Serbia më në fund nuk do të jenë më kërcënim për kryeministrin e vendit, ndërsa deri sot në mëngjes mediat serbe nuk kanë raportuar mbi këtë çështje.

B92 citon, ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin i cili për Reuters ka konfirmuar se INTERPOL kishte hequr nga lista 18 personat e kërkuar.

“Pas këtij vendimi, të gjithë individët janë të lirë të udhëtojnë jashtë Kosovës pa asnjë problem”, ka thënë Tahiri.

Për këtë ngjarje kanë raportuar edhe mediat tjera si, Blic, Tanjug, Beta, Novosti e të tjera.

Kujtojmë, se në fillim të këtij viti, Haradinaj u arrestua në Francë nga një fletarrest të lëshuara nga Serbia, por u lirua pasi gjykata franceze hodhi poshtë kërkesën për ekstradim në Beograd.