Si në luftë! Rusë hyjnë në “zonën e ndaluar”, aeroplanët amerikanë hapin “zjarr paralajmërues”

Dy aeroplanë luftarak amerikanë US F-22 kanë hapur zjarr paralajmërimi pasi radarët e tyre kanë identifikuar dy aeroplanë rusë duke kaluar Lumin Eufrat në Siri, duke fluturuar në një zonë të ndaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një nga zyrtarët amerikanë ka thënë se një avion luftarak rus Su-35 ishte gjithashtu i përfshirë dhe se kjo ngjarje zgjati “disa minuta”.

Zyrtari ka thënë se zyrtarët e koalicionit i kanë informuar homologët e tyre rusë rreth incidentit nëpërmjet zonës së ndaluar.

Sipas CNN, Komanda Qendrore e Forcave Ajrore të SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ajrore mbi Sirinë, më vonë konfirmoi incidentin. /Telegrafi/