Shqiptari habit Australinë, gjen një çantë me para dhe ja dorëzon pronares (VIDEO)

Gjesti human i një shqiptari që jeton në Australi ka bërë bujë në mediat e vendit.

Një grua aksidentalisht ka harruar cantën e saj me 6250 dollar në një tren.

Mësohet se gruaja pensioniste nga Sydney, En Huynh, kishte tërhequr më shumë se 6 mijë dollarë nga kursimet e saj, përcjell albeu.com

Në një moment konfuzioni, ajo la çantën e parave në tren.

Ajo kishte kursyer pensionin e saj për një vit për të paguar gurin e varrit të bashkëshortit të saj.

Për fatin e saj të mirë shqiptari Adem Gashi egjeti çantën dhe e bëri misionin e tij ta kthente atë.

Gashi përmes Facebook-ut ka njoftuar se pas paraqitjes së rastit, kanë gjetur adresën e gruas dhe ia ka kthyer çantën me gjithë paratë, transmeton Periskopi.

Ky gjest i vlerësuar si shumë human, është bërë lajm edhe në televizionit Channel7.

E mbushur me emocione dhe mirënjohje, vendbanimi i Parramatës nuk mund ta falënderoi shumë z. Gashi.

“Ne jemi aq të bekuar, mamaja ime është mbi hënën që të jetë në gjendje të paguaj balancën e varrit të babait tim”, shtoi z. Huynh. /albeu.com/

Shiko tv shqip live