Shpëtohen 500 emigrantë në Detin Mesdhe
Kuriozitete
November 18, 2017
Francisco Bernabe, përfaqësuesi spanjoll në rajonin e Murcias, thotë se 461 emigrantë kanë mbërritur në portin jugor të Kartagjenës të shtunën, pasi u shpëtuan nga 44 anije të ndryshme.
Anijet drejt Spanjës, thuhet se u nisën nga Algjeria.
Kryqi i Kuq u vendos në port për t’i ofruar ndihmë emigrantëve, shkruan rel
Ndërsa edhe 40 emigrantë u kapën në dy anije në ngushticën e Gjibraltarit.
Bernabe e quajti valën e emigrantëve “një sulm të koordinuar dhe të papranueshëm në kufijtë” spanjoll.