Shikoni se çfarë gjen një shqipëtar në Malishev ne një sallam pule (VIDEO)

Jo rrallë herë qytetarët e Kosovës ndeshet me produkte ushqimore të prishura ose që janë jo mirë të përpunuara.

Njëjtë ka ndodhur edhe në fshatin Bubavec komuna e Malishevës, ku një lexues i portalit lajmi.net ka dërguar një video ku shihet në një sallam pule gjendet një pendël e zogut.

Ai ka shprehur shqetësim për produktet që blihen në dyqanet e Kosovës, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin.

Andaj duke u bazuar nga kjo dhe shumë raste të tjera të ngjashme, duhet pasur kujdes çfarë blejmë ose konsumojmë, duke e kontrolluar paraprakisht produktin dhe përmbytjen e tij.